E premte, maj 22, 2015 Kosova 12:00

Lajmet

Në Kabul u takuan Karzai dhe Kayani

Pamje gjatë një takimi të mëhershëm në KabulPamje gjatë një takimi të mëhershëm në Kabul
x
Pamje gjatë një takimi të mëhershëm në Kabul
Pamje gjatë një takimi të mëhershëm në Kabul
Presidenti afgan, Hamid Karzai dhe shefi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali Ashfaq Pervez Kayani u takuan sot në Kabul për të diskutuar rreth procesit të paqes në Afganistan.

Takimi vjen pas lirimit të javës së kaluar të burgosurve talibanë afganë nga burgjet e Pakistanit.

Në një deklaratë të zyrës së presidentit afgan thuhet se diskutimet e tyre ishin “të thella, të sinqerta dhe të përzemërta”.

Kayani e siguroi Karzain për përkrahjen e fortë të Islamabadit për paqen në Afganistan. Që të dy u pajtuan që t’i vazhdojnë diskutimet lidhur me “hapat e ardhshëm të domosdoshëm” për procesin e paqes në Afganistan.

Përzgjedhja Jonë

Manuali i IS-it për militantët, përdorni ngjyrë të padukshme dhe mustaqe false

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.