E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 03:49

Lajmet

Ka shpresë për zhdukjen e SIDA-s

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Kombet e Bashkuara thonë se zhdukja e SIDA-s është në horizont sepse një qasje më e mirë te produktet dhe shërbimet mjekësore mund ta trajtojë dhe parandalojë këtë sëmundje të pashërueshme.

Një agjenci e Kombeve të Bashkuara, përmes një raporti të lëshuar sot, thotë se një qëllim për t’i dhënë fund kësaj epidemie në mbarë botën nuk është një “thjesht vizionar”, por “krejtësisht i realizueshëm”.

Agjencia thotë se numri i personave të infekltuar nga SIDA po vazhdon të bie, ndërsa qëllimi është që të përgjysmohet numri i infeksioneve të reja deri në vitin 2015.

Numri i vdekjeve, si pasojë e SIDA-s, ka rënë në vitin 2011 deri në 1.7 milionë, krahasuar me 2.3 milionë vdekje në vitin 2005.