E hënë, shtator 01, 2014 Kosova 09:32

Lajmet

Fuqitë botërore diskutojnë për programin bërthamor të Iranit

Një takim i mëhershëm në TeheranNjë takim i mëhershëm në Teheran
x
Një takim i mëhershëm në Teheran
Një takim i mëhershëm në Teheran
Gjashtë fuqitë botërore do të takohen sot në Bruksel për të biseduar lidhur me programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit.

Zyrtarë nga Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe SHBA-ja do të diskutojnë rreth planeve për mbajtjen e një raundi të ri të bisedimeve me Teheranin.

Tri raunde bisedimesh, të mbajtura këtë vit, nuk kanë çuar drejt ndonjë përparimi në këtë çështje.

Irani i mohon akuzat e Perëndimit se është në kërkim të një arme bërthamore dhe ka refuzuar që ta ndalë pasurimin me uranium, siç kërkohet edhe nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sanksionet ndaj Iranit u rritën muajin e kaluar kur qeveritë e BE-së vendosën ndalesa në tregtinë me Teheranin dhe ndaluan importin e gazit iranian.