E dielë, prill 20, 2014 Kosova 00:44

Lajmet

Në Jemen rrëzohet një aeroplan transportues, 10 të vdekur

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Një aeroplan transportues ushtarak është rrëzuar sot në aeroportin Sanaa, ku kanë mbetur të vrarë 10 anëtarët e ekuipazhit, njofton një zyrtar i aeroportit.

Aeroplani është rrëzuar në distriktin Hasba, në afërsi të kryeqytetit të Jemenit, pas problemeve teknike.

“Aeroplani provoi të lëshohej në tokë, në një hapësirë të zbrazët në Hasba, por për shkak të problemeve teknike u rrëzua dhe 10 anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur”, ka thënë zyrtari, njofton Reuters.