E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 13:15

Lajmet

I vihet zjarri studios së Al Jazeera-s në Kajro

Protestues egjiptiane jashte ndertesës se AlJazeera-s në Kajro, foto nga akriviProtestues egjiptiane jashte ndertesës se AlJazeera-s në Kajro, foto nga akrivi
x
Protestues egjiptiane jashte ndertesës se AlJazeera-s në Kajro, foto nga akrivi
Protestues egjiptiane jashte ndertesës se AlJazeera-s në Kajro, foto nga akrivi
Një studio që është përdorur nga rrjeti Al Jazeera në Kajro është djegur të mërkurën nga një turmë që brohoriste parulla kundër stacionit me seli në Katar.

Protestuesit hodhën mbi studion në qendër të qytetit kokteje molotovi, pasi e akuzuan  Al Jazeeran se po e mbështet forcën më të fuqishme politike të vendit, Vëllazërinë Myslimane, që gjendet në pushtet.

Pas sulmit, turma, e cila numëronte disa qindra njerëz, rrahu shefin e policisë së Kairos Osama el Saghir, i cili kishte mbërritur në vend për të qetësuar situatën.

Studio sheh mbi sheshin Tahrir dhe është e vendosur në afërsi të skenës së konfrontimeve të dhunshme mes të rinjve dhe forcave të sigurisë këtë javë.