E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 09:27

Lajmet

OSBE "mbështet demokracinë në Kosovë"

Logo e OSBE-sëLogo e OSBE-së
x
Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Austri, ka takuar sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Lamberto Zannier, njofton kabineti i tij.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka informuar z. Zannieri, për reformat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, thuhet ne njoftim.

Hoxhaj ka falënderuar OSBE-në për përkrahjen që po i jep Kosovës në fushën e zhvillimit të demokracisë dhe të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve.

Ministri Hoxhaj është fokusuar edhe në agjendën e integrimeve evropiane të Kosovës, duke theksuar se Kosova po angazhohet fuqishëm në dy procese paralele, lëvizjen e qytetarëve pa viza si dhe procesin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, pas publikim të raportit të progresit.

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Lamberto Zannier, ka falënderuar për bashkëpunimin që OSBE-ja ka me institucionet e Kosovës dhe për interesimin e OSBE-së që ta mbështesë këtë progres edhe më tutje, duke e konsideruar të rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin brenda Kosovës dhe në rajon, thuhet ne njoftimin e MPJ-së.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka filluar një vizitë zyrtare në disa prej shteteve kryesore të Bashkimit Evropian.