E mërkurë, shtator 24, 2014 Kosova 06:26

Lajmet

Borga, komisionar i ri evropian i Shëndetësisë

Parlamenti EvropianParlamenti Evropian
x
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian
Parlamenti Evropian ka zgjedhur ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Tony Borga, në postin e komisionarit të Shëndetësisë, pasi që John Dali ka dhënë dorëheqje për shkak të dyshimeve se është përfshirë në afera korruptive.

John Dali, gjithashtu maltez, ka dhënë dorëheqje më 16 tetor, pasi që shërbimi i brendshëm për hetime i BE-së (OLAF) ka vërtetuar se ai ka qenë në dijeni për përpjekje korrupsioni, që lidhen me një kompani duhani.

Pritet që Këshilli prej 27 shteteve të BE-së ta konfirmojë Borgon si komisar të ri në ditët e ardhshme.

Komisionari evropian për Shëndetësi është i obliguar për shëndetin publik, sigurimin e ushqimit, shëndetin e kafshëve dhe të drejtat e konsumatorëve.