E premte, prill 25, 2014 Kosova 09:47

Lajmet

Obama përgëzon Morsin

Presidenti amerikan Barack ObamaPresidenti amerikan Barack Obama
x
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti Barack Obama ka folur me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, të cilin e ka përgëzuar për ndihmën në arritjen e një armëpushimi, që i jep fund konfliktit në Lindjen e Mesme, ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Mohamed Kamel Amr shpalli njoftimin për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton.

Armëpushimi hyn në fuqi në orën 20(sipas kohës së Evropës), ka thënë Amr, vendi i të cilit ka qenë udhëheqës i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit, që për një javë la të vrarë më shumë se 140 palestinezë dhe 5 izraelitë.