E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 11:22

Lajmet

Optimizëm për raund të ri negociatash me Iranin

Takimi i fundit mbi programin berthamor të Iranit, Moske, qershor, 2012Takimi i fundit mbi programin berthamor të Iranit, Moske, qershor, 2012
x
Takimi i fundit mbi programin berthamor të Iranit, Moske, qershor, 2012
Takimi i fundit mbi programin berthamor të Iranit, Moske, qershor, 2012
Gjashtë fuqitë botërorë janë të përkushtuara që të mbajnë një raund të ri të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit sa më shpejt që të jetë e mundur, ka thënë një zëdhënës i shefes se diplomacisë evropiane, e cila përfaqëson gjatë fuqitë në bisedimet me Iranin.

Zyrtarë nga gjashtë shtete, Kina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania, janë takuar në Bruksel të mërkurën për të planifikuar kontaktet në të ardhmen me Iranin, të cilat kanë për qëllim ndërprerjen e programit të ndjeshëm bërthamor.

“Ideja është që ne duam që Irani të angazhohet më të vërtetë në propozimet që i kemi bërë dhe të garantojë se do të bindë komunitetin ndërkombëtar se programi bërthamor i Iranit është vetëm për qëllime paqësore”, ka thënë zëdhënësi.

Në raundet e mëhershme në Moskë në muajin qershor, palët kanë dështuar të tejkalojnë dallimet, në lidhje me atë se kush çfarë hapi duhet të ndërmarrë për t’i dhënë fund ngërçit politik.