Ndërlidhjet

Ban përshëndet arritjen e armëpushimit


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përshëndeti armëpushimin mes
Izraelit dhe Hamasit, që ka për qëllim t'i japë fund konfliktit që për një javë la të vrarë më shumë se 150 njerëz.

“Ne jemi të inkurajuar dhe të lehtësuar që ata kanë arritur këtë armëpushim,” iu tha Ban
gazetarëve pas takimit me Mbretin Abdullah II, disa orë pasi fluturoi në Jordani, në kuadër të 'diploamcisë fluturuese' që synonte arritjen e paqes mes Izraelti dhe Hamasit.

Më herët, ministri i Jashtëm i Egjiptit ka bërë të ditur se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për armëpushim në Rripin e Gazës.

Ai bëri njoftimin gjatë një konference për gazetarë të mbajtur bashkë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Egjipti ka udhëhequr përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit që ka lënë të vrarë të paktën 148 palestinezë dhe pesë izraelitë, që kur shpërtheu tetë ditë më parë.
XS
SM
MD
LG