E hënë, maj 25, 2015 Kosova 07:15

Lajmet

Thaçi mirëpret emërimin e Shalës

Kryeministri Hashim ThaçiKryeministri Hashim Thaçi
x
Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur dekretimin nga Presidentja e Kosovës, të z.Blerim Shala në pozitën e  koordinatorit politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, thuhet në një deklaratë të kryeministrit kosovar.

Më herët përmes një njoftimi për media, kabineti i presidentes njoftoi për emërimin.

"Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, nenin 83 dhe nenin 84, pika 2 dhe pika 4, dekretoi zotëri Blerim Shalën, koordinator politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë", thuhej në njoftimin e lëshuar nga kabineti i presidentes Jahjaga.

Përzgjedhja Jonë

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.