E hënë, prill 21, 2014 Kosova 14:09

Lajmet

Pillay dënon ekzekutimet në Afganistan

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi PillayKomisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay
x
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay
Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay
Madhësia e shkronjave - +
Trupi për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ka kritikuar vendimin e Afganistanit për të ekzekutuar 14 të burgosur në ditët e kaluara.

Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, shprehu të enjten “shqetësime serioze” mbi ekzekutimin e 14 të burgosurve të dënuar me vdekje në një burg jashtë Kabulit më 20 dhe 21 nëntor.

Ajo tha se në bazë të detyrimeve ndërkombëtare të Afganistanit, dënimi me vdekje “duhet të aplikohet vetëm për krimet më të rënda dhe të zbatohet vetëm pas procesit më rigoroz gjyqësor”.

Pillay gjithashtu vuri në dukje se “mangësitë në procedurën afgane gjyqësore kanë ngritur pyetje serioze në lidhje me raste të tilla”.

Të mërkurën, Amnesty International gjithashtu shprehu keqardhje mbi ekzekutimin, duke pyetur nëse “ekzekutimet kanë të bëjnë më shumë me përfitime politike në vend sesa me drejtësinë.”