E enjte, nëntor 27, 2014 Kosova 15:10

Lajmet

Bota myslimane thellon bashkëpunimin ekonomik

Takimi i grupit D-8 është mbajtur në Islambad të Pakistanit.Takimi i grupit D-8 është mbajtur në Islambad të Pakistanit.
x
Takimi i grupit D-8 është mbajtur në Islambad të Pakistanit.
Takimi i grupit D-8 është mbajtur në Islambad të Pakistanit.
Liderët e tetë vendeve myslimane janë pajtuar për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe rritjen e bashkëpunimit.

Presidentët e Pakistanit, Iranit, Indonezisë dhe Nigerisë, ashtu si edhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe liderët e Egjiptit, Malajzisë dhe Bangladeshit kanë ndjekur samitin e Tetëshes Zhvilluese (D-8) në Islamabad.

Në deklaratën e përbashkët të samitit thuhet se shtetet anëtare të D-8 –ës janë zotuar se do të ndjekin zhvillimin përmes dialogut që kundërshton ndikimin e globalizmit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka marrë përsipër kryesimin e grupit D-8 për dy vjetët e ardhshëm nga homologu i tij nigerian.

D-8 është themeluar në vitin 1997 për të krijuar lidhje më të ngushta ekonomike në mesin e vendeve në zhvillim të botës myslimane. Shtetet anëtare kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 1 miliard banorësh.