Ndërlidhjet

Hoxhaj në konferencën e ministrave të E.Juglindore


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, dhe ministrit të Jashtëm të Hungarisë, Janos Martonyi, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, merr pjesë në konferencën me ministrat e jashtëm të shteteve të Evropës Juglindore, e cila fillon punimet sot në Berlin.

Në mesin e të pranishmëve pritet të jenë edhe ministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Turqisë, Serbisë e Bosnjës.

Në margjinat e konferencës, Hoxhaj ka takuar shefin e diplomacisë hungareze, Martonyi, i cili ka theksuar mbështetjen e Hungarisë në rrugën evropiane të Kosovës.
XS
SM
MD
LG