E martë, korrik 22, 2014 Kosova 09:20

Lajmet

Shqipëria e Maqedonia nënshkruajnë dy marrëveshje

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
x
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe homologu i tij maqedonas, Nikolla Gruevski, kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive: marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të vozitjes dhe atë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Trebisht-Xhepisht.

Nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë në Tiranë, pas takimit në mes të dy kryeministrave.

Në fokus të këtij takimi thuhet të ketë qenë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat.

Palët po ashtu kanë dhënë mbështetjen e tyre në proceset integruese të Maqedonisë dhe Shqipërisë, raportojnë mediat në Tiranë.