Ndërlidhjet

Shpallet i pafajshëm Aleksandar Bullatoviq


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka shfajësuar Aleksandar Bullatoviqin, i akuzuar për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Trupi gjykues ka gjetur se provat e paraqitura janë të pamjaftueshme për të dëshmuar se i pandehuri ka kryer veprën me të cilën ngarkohej, thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.

Bullatoviq është akuzuar për pjesëmarrje në një grup, për të cilin pretendohet se ka keqtrajtuar një person civil, Xheladin Idrizi, i cili është gjetur i vrarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
XS
SM
MD
LG