Ndërlidhjet

Të pagjeturit “mbeten prioritet i qeverisë”


Përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës.
Përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me Komisionin Qeveritar për persona të pagjetur, si dhe me përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacionit të Shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të Kosovës.

Thaçi ka thirrur këtë takim me qëllim të njoftimit të tyre në lidhje me dialogun e sapofilluar për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, thuhet në njoftimin e kabinetit të kryeministrit.

Po sipas tij, Thaçi ka njoftuar të pranishmit në takim se ka ngritur çështjen e personave të pagjetur në të dyja takimet që ka pasur deri tani me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

“Kryeministri Thaçi ka theksuar se me përkushtimin më të lartë personal, por edhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, çështja e të pagjeturve do të vazhdojë të trajtohet si çështja me prioritetin më të lartë, derisa të ndriçohet edhe rasti i fundit i personave të pagjetur”, bën të ditur Kryeministria.

Mbi 1,770 persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur dhe të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG