Ndërlidhjet

Daçiq: Kosova është rrëmbyer nga Serbia


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë” dhe se tash duhet të ruhet ajo që mund të shpëtohet.

“Askush nuk do të na e kthejë Kosovën nëse themi se nuk duam në Bashkimin Evropian”, tha Daçiq sot në Beograd dhe shtoi se Serbia “ka arritur të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe se do të ishte krejtësisht e gabueshme që tash të largohemi”.

Këto komente ai i bëri para gazetarëve, i pyetur për ta komentuar porosinë e Patrikut Irinej se Serbia duhet t’i kthehet Rusisë dhe të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse e mbanë Kosovën.
XS
SM
MD
LG