Ndërlidhjet

SHBA: Tre të plagosur nga zjarri në Departamentin e shtetit


Pamje e Uashingtonit
Pamje e Uashingtonit
Zyrtarët thonë se tre punëtorë të mirëmbajtjes janë plagosur seriozisht nga zjarri në selinë e Departamentit amerikan të shtetit në Uashington.

Zyrtarë të shërbimeve të emergjencës thanë se një person ka pësuar plagë të rrezikshme në zjarrin që nodhi sot në mëngjes, ndërsa dy të tjerët poashtu kanë marrë lëndime serioze, por nuk janë në rrezik për jetë.

Të tre të plagosurit gjenden në spital.

Zyrtarët kanë thënë se po zhvillohen hetime për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
XS
SM
MD
LG