E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 04:43

Lajmet

Siri: Kryengritësit pretendojnë marrjen e një pende

Refugjatët sirianë duke u larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësveRefugjatët sirianë duke u larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve
x
Refugjatët sirianë duke u larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve
Refugjatët sirianë duke u larguar nga vendbanimet e tyre për shkak të luftës ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve
Kryengritësit në Siri kanë pretenduar se sot e kanë marrë një pendë strategjike në pjesën veriore të këtij vendi.

Aktivistët opozitarë nga Observatori për të Drejta të Njeriut, me seli në Londër, e kanë publikuar një video në Internet, ku shihen kryengritësit në pendën Tishrin.

Shefi i aktivistëve në këtë observator, Rami Abdul-Rahman, tha se nga kjo pendë furnizohen me rrymë elektrike disa territore në pjesën veriore të Sirisë, përfshirë edhe qytetin Alepo.

Sipas tij, marrja e kontrollit ndaj kësaj pende, i pamundëson qeverisë që ta shfrytëzoj rrugën kryesore për furnizim dhe ripërtritje të trupave të saj, që luftojnë në Alepo, dhe paraqet rrugë të re për dërgimin e ndihmës për luftëtarët kryengritës në këtë qytet.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.