E premte, tetor 31, 2014 Kosova 14:27

Lajmet

Gjermani: Nga zjarri u vranë 14 vetë me aftësi të kufizuara

IlustrimIlustrim
x
Ilustrim
Ilustrim
Zjarrfikësit në qytetin jugperëndimor gjerman, Titisee-Neustadt, thonë se nga zjarri në një qendër për persona me aftësi të kufizuara, kanë humbur jetën 14 vetë, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur.

Në këtë qendër, të sponzorizuar nga Organizata Caritash e Kishës Katolike, ishin të punësuar afro 120 vetë me të meta mendore dhe fizike.

Zyrtarët lokalë thanë se zjarri kishte shpërthyer pas një eksplodimi në depo të qendrës dhe ishte përhapur jme shpejtësi në gjithë ndërtesën.