E martë, shtator 02, 2014 Kosova 01:23

Lajmet

Tiranë: U përurua Memoriali i Shqiponjës

Pamje e Tiranës Pamje e Tiranës
x
Pamje e Tiranës
Pamje e Tiranës
Në kuadër të manifestimeve për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, sot në Tiranë është përuruar “Memoriali i Shqiponjës”, që peshon 16 tonë.

Kjo skulpturë madhore është realizuar nga familja e filantropit dhe biznesmenti, Lazim Destani.

Ai theksoi se “e falënderoj Zotin që unë dhe familja ime arritëm t’ia dhurojmë kombit këtë shqiponjë dy-krenare, që e ka në zemër çdo shiptar”.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, e shumë të tjerë.

Zoti Mustafa theksoi se shqiptarët e Kosovës janë krenarë që kontribuan për shtetin shqiptar. Ai ka shprehur bindjen se shumë shpejt shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë do të jenë të bashkuar nën çatinë e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Berisha tha se simboli i shqiponjës do t’i prijë për jetë kombit shqiptar.