E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 06:13

Lajmet

OEK: Të avancohen raportet ekonomike me Shqipërinë

TiranaTirana
x
Tirana
Tirana
Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë krijimin e marrëdhënieve më të avancuara ekonomike mes këtyre dy shteteve.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e OEK-ut thonë se çështja që duhet të gëzojë prioritet në definimin e marrëdhënieve të avancuara ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës, përveç tjerash, është definimi i tregut të përbashkët.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerëson se 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë duhet të jetë një rast ideal për projektimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë edhe në fushën ekonomike.

“Një nga çështjet më të rëndësishme e cila kërkon vëmendjen tonë këtu dhe në Shqipëri lidhet për marrëdhëniet tona ekonomike dhe nevojën jashtëzakonisht të madhe që këto marrëdhënie të avancohen dhe të bëhen strumbullar i bashkëjetesës dhe koekzistimit të dy vendeve të pavarura në Ballkan”, thekson Gërxhaliu.

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, kryetari i OEK-ut Safet Gerxhliu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria është dashur të arrijnë një marrëveshje për shmangien e tatimeve të dyfishta.

“Rregullimi i kornizës ligjore ne Prishtinë dhe Tiranë për nxitjen e proceseve integruese si dhe rregullimi i sistemit të qarkullimit të mallrave në mes dy shteteve dhe heqja përfundimtare të barrierave, zëvendësimin i importit nga vendet e treta me import nga Kosova dhe Shqipëria, implementimi i vendimit mbi portin e Shëngjit”, janë disa nga çështjet që duhet të rregullohen mes këtyre dy vendeve, ka theksuar Gërxhaliu.