E premte, prill 25, 2014 Kosova 07:17

Lajmet

Përleshje me policinë në Kajro

Sheshi Tahrir, KajroSheshi Tahrir, Kajro
x
Sheshi Tahrir, Kajro
Sheshi Tahrir, Kajro
Madhësia e shkronjave - +
Kundërshtarët e presidentit të Egjiptit Muhamed Morsi u përleshën me policinë në Kajro, derisa mijëra protestues rritën presionin ndaj udhëheqësit islamik, që të anulojë dekretin, i cili jep atij komptenca të gjera ekzekutive.

Policia hodhi gaz lotsjellës mbi të rinjtë që gjuanin me gurë në rrugët përreth sheshit Tahrir të Kajros.

Një 52-vjeçar vdiq pas thithjes së gazit lotjsellës, duke u bërë viktima e dytë, që nga nxjerrja e dekretit në javën e kaluar.

Protestuesit gjithashtu dolën edhe në Aleksandri, Suez, Minia dhe qytete në deltën e Nilit.

Kritikët kanë akuzuar Morsin se ka vepruar si një diktator duke lëshuar dekretin, i cili mbron vendimet e tij nga shqyrtimi gjyqësor.

Morsi thotë se dekreti është i nevojshëm për të përshpejtuar ndryshimet demokratike dhe do të anulohet pas zgjedhjeve parlamentare.Vëllazëria myslimane ka anuluar një tubim në mbështetje të Morsit, në  përpjekje për të zbutur tensionet.