E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 08:12

Lajmet

OKB kërkon përgjegjshmëri ndaj kërkesës palestineze

Selia e OKB-së, Nju JorkSelia e OKB-së, Nju Jork
x
Selia e OKB-së, Nju Jork
Selia e OKB-së, Nju Jork
Me gjithë mbështetjen për një shtet palestinez, Kombet e Bashkuara të martën u bënë thirrje qeverive që të shikojnë pasojat para votimit të njohjes së shtetësisë së tillë.

“Një shtet palestinez është tejet i vonuar dhe është çelësi për të adresuar aspiratat legjitime të të dy popujve (palestinezëve dhe izraelitëve) dhe është tepër i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit”, citon DPA, Robert Serrin, i dërguari i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

“Sekretari i përgjithshëm i OKB-së shpreson se të gjithë të shqetësuarit do të shikojnë pasojat e secilit vendim që ata e marrin me përgjegjësi,” tha Serri në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, para votimit të së enjtes.