Ndërlidhjet

Ivanov refuzon ftesën e Tiranës për 100 vjetorin


Tirane
Tirane
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, sipas mediave në Shqipëri, ka refuzuar ftesën e kolegut të tij shqiptar Bujar Nishani për të marrë pjesë në manifestimin qëndror të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.

Nga kabienti i presidentit maqedonas, njoftojnë se Ivanov ka anuluar vizitën për shkak të incidenteve të fundit, por pa precizuar për cilat incidente bëhet fjalë, bëjnë të ditur mediat shqiptare.

Nervozizëm tek opinioni maqedonas ka shkaktuar gjuajtja me vezë e kryeministit Nikolla Gruevski gjatë vizitës në Tiranë si dhe djegia e disa flamujve maqedonas, potencojnë mediat.
XS
SM
MD
LG