Ndërlidhjet

Rritet mbështetja për shtetësinë e Palestinës


Ramallah
Ramallah
Spanja, Norvegjia, Zvicra dhe Franca do të votojnë në favor të kërkesës së Autoritetit Palestinez për t’u bërë “shtet joanëtar” i Kombeve të Bashkuara.

Rajoni aktualisht ka statusin e vëzhguesit në OKB, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e këtij organi do të votojë të enjten për të ngritur ose jo statusin e tij.

“Spanja do të votojë nesër pozitivisht ndaj kërkesës palestineze, sepse kjo është zgjidhja më e mirë për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme”, ka thënë shefi i diplomacisë spanjolle, Manuel Garsija – Margalo.

Përfaqësuesit e Norvegjisë, Zvicrës dhe Francës po ashtu janë shprehur në mbështetje të kërkesës palestineze.

Me një hap të tillë, Franca, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është bërë vendi i parë i madh në Bashkimin Evropian që mbështet shtetësinë e Palestinës.
XS
SM
MD
LG