Ndërlidhjet

BE do të adresojë të drejtat e njeriut në Rusi e Kazakistan


Bruksel
Bruksel
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut, Stavros Lambrinidis, është zotuar se do të ngrejë çështjen e të drejtave të njeriut në takimet e tij në Rusi dhe Kazakistan.

Lambrinidis u ka thënë anëtarëve të Parlamentit Evropian se, gjatë këtyre tre muajve në detyrë, ai ka kontaktuar homologët në Moskë dhe Astana dhe ka premtuar se do të vazhdojë angazhimin me ta.

Ai ka vënë në dukje se Bashkimi Evropian ka ngritur shqetësimet për legjislacionin e ri rus që ua bën jetën më të vështirë organizatave joqeveritare.

Lambrinidis ka thënë se do të adresojë edhe rastin e liderit kazak të opozitës, Vladimir Kozlov.

Ky i fundit është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burgim, nën akuzat se ka bërë thirrje për përmbysjen e qeverisë, gjatë protestave të punëtorëve të naftës në dhjetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG