E enjte, korrik 24, 2014 Kosova 12:39

Lajmet

OKB përgatitet të votojë për kërkesën palestineze

Nju JorkNju Jork
x
Nju Jork
Nju Jork
Derisa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet të enjten për të votuar për statusin e Autoritetit Palestinez, shumë qeveri kanë dhënë indikacione se si do të votojnë.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë tashmë se do të votojnë kundër kërkesës palestineze për t’u bërë “shtet joanëtar” i Kombeve të Bashkuara.

Rajoni aktualisht ka statusin e vëzhguesit në OKB.

Berlini zyrtar po ashtu ka thënë se do të votojë kundër ngritjes së statusit.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, William Hague, ka thënë se vendi i tij, sipas të gjitha gjasave, do të abstenojë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Francës, Spanjës, Danimarkës, Norvegjisë, Turqisë dhe Zvicrës kanë thënë se do të votojnë në favor të kërkesës palestineze.

Rusia dhe Kina gjithashtu kanë dhënë indikacione se do të mbështesin kërkesën e Autoritetet Palestinez.