Ndërlidhjet

OKB voton për statusin e Autoritetit Palestinez


Flamuri palestinez
Flamuri palestinez
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot rezolutën e Autoritetit Palestinez, që do të përmirësojë ose jo statusin e tij.

Ndryshimi i statusit të misionit palestinez nga një “entitet” në “shtet joanëtar” do të nënkuptonte njohje jodirekte të shtetit palestinez, përfshirë Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor.

Rezoluta ka të ngjarë të kalojë me mbështetje të fortë nga vendet në zhvillim, si dhe nga shumica e vendeve evropiane, përfshirë Francën.

Rusia dhe Kina po ashtu pritet të votojnë me “po”.

Disa vende, ndërkaq, pritet të votojnë me “jo”, përfshirë këtu Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat thonë se shtetësia palestineze duhet të arrihet përmes bisedimeve direkte.

Të qenët “shtet joanëtar” do t’iu lejojë palestinezëve që t’i bashkohen Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, ku ata mund të kërkojnë veprime kundër Izraelit mbi akuzat për krime lufte.
XS
SM
MD
LG