E dielë, nëntor 23, 2014 Kosova 23:07

Lajmet

Qytetarët festojnë lirimin e Haradinajt dhe të tjerëve

Prishtinë, 29 nëntor 2012.Prishtinë, 29 nëntor 2012.
x
Prishtinë, 29 nëntor 2012.
Prishtinë, 29 nëntor 2012.
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin Nëna Terezë të Prishtinës, ku, përmes ekraneve gjigante, kanë ndjekur drejtpërdrejt leximin e vendimit përfundimtar për rastin.

Fishekzjarrët kanë mbuluar qiellin e Prishtinës, ndërsa qytetarët e përlotur kanë uruar njëri-tjetrin.