E martë, shtator 02, 2014 Kosova 19:04

Lajmet

ANEB: Shpresë për përfundimin e krizës me Iranin

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it Yukiya AmanoDrejtori i përgjithshëm i ANEB-it Yukiya Amano
x
Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it Yukiya Amano
Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it Yukiya Amano
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) e Kombeve të Bashkuara, thotë se shpreson se një takim në Teheran, muajin e ardhshëm me zyrtarë iranianë, do t’i forcoj përpjekjet demokratike për ta përfunduar krizën bërthamore.

Drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukiya Amano, tha sot në Vjenë se do t’i dërgoj zëvendësat e tij në Teheran, më 13 dhjetor, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes me Teheranin, lidhur me qasjen strukturale ndaj Iranit për dhënien e përgjegjjeve në të gjitha pyetjet lidhur me dimensionin e mundshëm ushtarak të programit të tij bërthamor.

Zoti Amano tha se agjencia përsëri do të kërkoj qasje për inspektorët në vendin Parçin, ku besohet se Irani ka mundur t’i largoj dëshmitë e punës së kaluar atomike.

Amano, mëtutje, ka theksuar se dritarja për zgjidhje diplomatike për krizën bërthamore të Iranit mbetet e hapur, pasi të gjitha palët synojnë zgjidhje paqësore.

Ai ka kërkuar që Irani ta shfrytëzoj këtë mundësi.