Qindra qytetarë janë mbledhur në një skenë të improvizuar në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, në pritje të arritjes së ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili sot është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, në të gjitha pikat e aktakuzës së ngritur për krime lufte.
Të pafajshëm janë shpallur edhe dy ish bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Zoti Haradinaj pritet që pas pak çastesh t’u drejtohet qytetarëve të shumtë të mbledhur në qendër të Prishtinës.