E shtunë, prill 19, 2014 Kosova 19:08

Lajmet

BE mund t'ia heqë vizat Moldavisë

Jose Manuel Barroso (majtas) dhe kryeministri i Moldavise, Vlad Filat Jose Manuel Barroso (majtas) dhe kryeministri i Moldavise, Vlad Filat
x
Jose Manuel Barroso (majtas) dhe kryeministri i Moldavise, Vlad Filat
Jose Manuel Barroso (majtas) dhe kryeministri i Moldavise, Vlad Filat
Madhësia e shkronjave - +
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha të premten se Bashkimi Evropian mund të heqë vizat për Moldavinë, nëse qeveria bën përparim kundër përhapjes së korrupsionit, nëse përmirëson standardet demokratike dhe nëse reformon sistemin e saj të drejtësisë.

Barroso e bëri këtë deklaratë në një fjalim para parlamentit në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.

Komentet e tij janë konsideruar si një nxitje për qeverinë pro-evropiane, që është në pushtet që nga viti 2009, pas marrjes së pushtetit nga komunistët pro-rusë.

Kryeministri, Vlad Filat tha se “opsioni evropian i Moldavisë është i pakthyeshëm.”

Moldavia është ndoshta vendi më i varfër i Evropës me të ardhura zyrtare për frymë banori prej 3.400 dollarë.

Nga një popullsi prej rreth 4.5 milionë, qindra mijëra moldavë punojnë në vendet e BE.

Ekonomia mbështetet kryesisht nga dërgesat nga jashtë.