Ndërlidhjet

Bosnje: Policët e mësuesit serbë në grevë


Greva në Banjallukë
Greva në Banjallukë
Mijëra mësues dhe policë kanë protestuar në Republikën Serbe të Bosnjes, kundër shkurtimit të planifikuar të pagave prej 10 për qind për punëtorët publikë, duke u nisur nga viti i ardhshëm.

Ishte kjo protesta e parë e madhe në vite, që u ahvillua kundër shkurtimeve të shpenzimeve qeveritare.

Rreth 40 mijë punonjës të sektorit publik iu bashkuan grevës një-orëshe të së premtes.

Paga mesatare mujore e mësuesve dhe policëve në Republikën Serbe varion midis 500-700 dollarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG