E mërkurë, shtator 03, 2014 Kosova 04:07

Lajmet

Rusia paralajmëron Korenë Veriore

Kore VerioreKore Veriore
x
Kore Veriore
Kore Veriore
Rusia i ka bërë thirrje Koresë së Veriut për të anuluar planin për lansimin e një rakete në fund të këtij muaji.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se lansimi do të paraqesë shkelje të rezolutave të OKB-së.

Koreja e Veriut tha se do të dërgojë një raketë me rreze të gjatë veprimi në hapësirë në mes të 10 dhe 22 dhjetorit.

Ky do të jetë lansimi i dytë për këtë vit, pasi Koreja e Veriut, bëri një përpjekje të dështuar në prill.

Pheniani thotë se raketa do të dërgojë një satelit në orbitë.

Shumë e shohin këtë si një test për të maskuar hedhjen e një rakete ndërkontinentale balistike, e cila mund të bartë mbushje bërthamore.

Koreja e Veriut ka kryer dy teste të armëve bërthamore në vitin 2006 dhe 2009.