Zyrtarët mbretërorë britanikë thonë se nipi i Mbretëreshës Elizabeth, Princi William, dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Kembrixhit, e presin fëmijën e tyre të parë.
Princi William, është i dyti në linjë për fronin mbretëror britanik, pas babait të tij, Princit Charles, ndërsa fëmija i tij do të bëhet i treti në radhë, kur të lindë.
Çifti bashkëshortor, i njohur me emrin zyrtar Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, janë martuar në muajin prill të vitit të kaluar. Martesa e tyre kishte shkaktuar një furi globale në media.
William dhe gruaja e tij Catherine, aktualisht jetojnë në pjesën veriore të Uellsit, ku princi punon si pilot i Forcës Ajrore Mbretërore për kërkim dhe shpëtim.