E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 22:00

Lajmet

SHBA mohon "kapjen" e avionit nga Irani

Avionet amerikane pa pilotë, foto nga arkiviAvionet amerikane pa pilotë, foto nga arkivi
x
Avionet amerikane pa pilotë, foto nga arkivi
Avionet amerikane pa pilotë, foto nga arkivi
Madhësia e shkronjave - +
Marina amerikane ka mohuar se ka humbur një aeroplan pa pilot në Lindjen e Mesme, me gjithë raportet se Irani ka “kapur” një të avion të tillë amerikan.

Irani pretendon se avionic ka shkelur hapësirën ajrore të tij.

“Avioni ka kryer një sërë fluturimesh mbikëqyrëse mbi Gjirin Persik në ditët e fundit”, citohet të ketë thënë Garda Revolucionare e Iranit.

Mediat iraniane nuk kanë dhënë hollësi se si është “kapur” avioni.

Muajin e kaluar, Irani ka thënë se ka qëlluar, por nuk ka arritur të ndalojë një avion të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara mbi Gjirin Persik.

Teherani ka thënë se avioni ka shkelur hapësirën e tij ajrore, por SHBA-ja ka kundërshtuar, duke thënë se ka qenë jashtë kufirit.