E enjte, prill 24, 2014 Kosova 11:24

Lajmet

Haga konfirmon dënimin e përjetshëm për Llukiqin

Millan Llukiq, 4 dhjetor, HagëMillan Llukiq, 4 dhjetor, Hagë
x
Millan Llukiq, 4 dhjetor, Hagë
Millan Llukiq, 4 dhjetor, Hagë
Madhësia e shkronjave - +
Tribunali i Hagës ka hedhur poshtë ankesat e serbit Millan Llukiqit, i akuzuar për krime lufte kundër myslimanve në Bosnje, dhe ka konfirmuar dënimin prej 27 vjet burg, apo siç cilësohet ndryshem- burgim i përjetshëm.

Ai më parë ishte dënuar me 30 vjet.

Llukiq akuzohet për krimet e kryera ndaj myslimanëve në Vishegrad, mes 7 qershorit dhe 10 tetorit të vitit 1994.

Vendimi i sotëm në Hagë është përfundimtar.

Gjykatësi Patrick Robinson, në fjalën përmbyllëse ka thënë se Milan Lukiq “personalisht ka vrarë të paktën 132 myslimanë” dhe ka pasur rol udhëheqës në djegien e të paktën 119 civilëve të gjallë në dy shtëpi në Vishegrad.