E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 13:49

Lajmet

Kajro përfshihet nga protestat

Kajro...Kajro...
x
Kajro...
Kajro...
Madhësia e shkronjave - +
Mijëra kundërshtarë të presidentit islamik të Egjiptit, Muhammad Morsi, kanë marshuar drejt pallatit presidencial në Kajro për të protestuar kundër dekretit që i jep presidentit kompetenca të gjera si dhe kundër tekstit kundërthënës të project-kushtetutës.

Protestuesit kanë brohoritur sllogane kundër Vëllazërisë Myslimane, pjesë e të cilës ka qenë Morsi, duke e akuzuar se e “ka shitur revolucionin”, i cili rrëzoi nga pushteti Hosni Mubarakun në vitin e kaluar.

Dekreti i 22 nëntorit i lëshuar nga Morsi i jep atij pushtet të madh dhe ia lejon që ta vë në referenduim projekt-kushtetutën, e  cila që tani ka shkaktuar protesta.

Drafti është bërë objekt i betejës politike dhe ideologjike në mes të islamikëve dhe opozitës që është në masë të madhe sekulariste.