E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 16:31

Lajmet

SHBA: Senati e miratoi legjislacionin për mbrojtje

Pamje e UashingtonitPamje e Uashingtonit
x
Pamje e Uashingtonit
Pamje e Uashingtonit
Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar legjislacionin për shpenzime të mbrojtjes, që autorizon fondin prej 631 miliardë dollarësh për ushtrinë amerikane, për luftën në Afganistan, dhe për projekte të tjera.

Ky legjislacion mbrëmë vonë kaloi me 98 vota për dhe asnjë kundër, por duhet të harmonizohet me një legjislacion të ndarë që është miratuar në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, para se të shkoj te presidenti Barack Obama, për nënshkrim, për tu shndërruar në ligj.

Ky legjislacion i Senatit përfshinë edhe sanksione të reja kundër Iranit, në sektorin e energjisë dhe transportit, si pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara, për t’i ndalur ambicjet bërthamore të Iranit.