E martë, shtator 30, 2014 Kosova 13:48

Lajmet

Deger: Arritja dhe zbatimi i marrëveshjeve - dy gjëra

Vincent DegerVincent Deger
x
Vincent Deger
Vincent Deger
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, ka thënë se është i kënaqur me takimin e kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, nën praninë e kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq janë dakorduar mbrëmë që Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të nisë të zbatohet në katër vendkalime kufitare deri në fund të këtij viti.

Por, Deger ka të tërhequr vërejtjen se “arritja e marrëveshjeve është një gjë”, ndërsa "zbatimi i tyre është tjetër".

"Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së do të shohë tani se çfarë do të bëhet", ka thënë Deger.

I pyetur nga mediat serbe nëse kjo është e mjaftueshme që Serbia të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, Deger ka thënë se “është herët të flitet për këtë çështje".

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avanconte përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit në këtë bllok.