E mërkurë, shtator 03, 2014 Kosova 06:37

Lajmet

Edhe një i akuzuar për vrasjen e pesëfishtë?!

Smilkovc - vendi ku ka ndodhur vrasjaSmilkovc - vendi ku ka ndodhur vrasja
x
Smilkovc - vendi ku ka ndodhur vrasja
Smilkovc - vendi ku ka ndodhur vrasja
Me kërkesë të autoriteteve maqedonase, Policia e Kosovës ka ekstraduar në Maqedoni shtetasin Shukri Alija, i cili akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e pesëfishtë pranë fshatit Smilkovc, raportojnë mediat në Shkup.

Pas ekstradimit, Alija është vendosur menjëherë në paraburgim.

Disa raporte thonë se Alija nuk figuron në akuzën e ngritur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë lidhur me vrasjen e pesëfishtë, por ai “konsiderohet si mentor dhe lider i kryerësve të vrasjes”.

Aktakuza e ngritur ngarkon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Azirin, Rami Sejdinin si dhe Haki Hazirin për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes.

Incidenti në Smilkovc ka ndodhur më 12 prill të këtij viti, ku janë vrarë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.

Emri i Shukri Alijas thuhet se është në listën e zezë të Bashkimit Evropian.