E martë, shtator 02, 2014 Kosova 03:52

Lajmet

Netanyahu falënderon Çekinë për votën kundër në OKB

Kryeministrat e Izraelit dhe Çekisë, Benjamin Netanyahu dhe Petr Necas.Kryeministrat e Izraelit dhe Çekisë, Benjamin Netanyahu dhe Petr Necas.
x
Kryeministrat e Izraelit dhe Çekisë, Benjamin Netanyahu dhe Petr Necas.
Kryeministrat e Izraelit dhe Çekisë, Benjamin Netanyahu dhe Petr Necas.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka takuar liderët çekë në Pragë, për t’i falënderuar personalisht për votën e tyre kundër kërkesës së palestinezëve për statusin e shtetit joanëtar në Kombet e Bashkuara.

Netanyahu, duke folur në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin çek, Petr Necas, ka thënë se Republika e Çekisë “është e përkushtuar për paqe”.

Çekia ka qenë i vetmi vend i Bashkimit Evropian që ka votuar kundër kërkesës palestineze, të cilën e kanë mbështetur 138 shtete.

Izraeli thotë se shtetësia palestineze duhet të negociohet në bisedime direkte me izraelitët dhe jo me veprime të njëanshme.

Netanyahu vazhdon udhëtimin drejt Gjermanisë.