E shtunë, gusht 23, 2014 Kosova 09:28

Lajmet

Përleshje në Egjipt, ndërhyn policia

kajro, 5 dhjetor 2012.kajro, 5 dhjetor 2012.
x
kajro, 5 dhjetor 2012.
kajro, 5 dhjetor 2012.
Policia në Egjipt ka intervenuar për të ndarë mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit Muhammad Morsi, të cilët janë përleshur jashtë pallatit presidencial në Kajro.

Dy grupet kanë hedhur kokteje molotovi në drejtim të njëri-tjetrit.

Opozitarët kanë protestuar kundër dekretit të ri kushtetues, që ka nxjerrë presidenti dhe që i jep atij kompetenca gati të pakufizuara, si dhe kundër draftit të ri të kushtetutës. Ata thonë se kushtetuta e re minon disa të drejta themelore.

Pavarësisht trazirave në 24 orët e fundit, nënpresidenti i Egjiptit, Mahmud Mekky, ka thënë sot se referendumi për kushtetutën do të mbahet më 15 dhjetor, ashtu siç është planifikuar.

Njëri nga udhëheqësit e opozitës, Mohamed ElBaradei, ka fajësuar Morsin për dhunën, por ka thënë se kampi i tij është i gatshëm për dialog.