E mërkurë, gusht 20, 2014 Kosova 12:43

Lajmet

Gjeorgji: Presidenti dhe parlamenti amnistojnë ndaras

Pamje nga Parlamenti i GjeorgjisëPamje nga Parlamenti i Gjeorgjisë
x
Pamje nga Parlamenti i Gjeorgjisë
Pamje nga Parlamenti i Gjeorgjisë
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, i ka aministuar 251 persona të dënuar. Kryesuesja e komisionit presidencial për amnisti, Yelena Tevdoradze, këtë vendim e ka shpallur sot, duke thënë se të burgosurit do të lirohen së shpejti, por emrat e atyre që janë amnistuar nuk janë shpallur ende.

Ky vendim u bë një ditë, pasi Parlamenti i Gjeorgjisë mori vendim që 190 vetë të konsiderohen të burgosur politikë. Kryesuesja e Komitetit parlamentar për të drejtat e njeriut, Eka Beselia, tha se ligji për amnisti po përgatitet dhe se të burgosurit politikë do të lirohen së shpejti.

Parlamenti i këtij vendi, që dominohet nga koaliconi Ëndërra Gjeorgjiane, e kryeministrit Bidzina Ivanishvili, rival i përbetuar i presidentit Saakashvili, poashtu i ka pranuar si refugjatë politikë 25 shtetas gjeorgjianë, që jetojnë jashtë vendit.

Një numër i të burgosurve politikë nga lista parlamentare, janë ish zyrtarë qeveritarë, të dënuar për krime prej janarit të vitit 2004, nën presidencën e Mikheil Saakashvilit.