E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 07:27

Lajmet

Rusi: Putini kërkon zbardhjen e vrasjes së gazetarit

Policia zhvillon hetime në vendin e vrasjes së gazetarit Kazbek GekkievPolicia zhvillon hetime në vendin e vrasjes së gazetarit Kazbek Gekkiev
x
Policia zhvillon hetime në vendin e vrasjes së gazetarit Kazbek Gekkiev
Policia zhvillon hetime në vendin e vrasjes së gazetarit Kazbek Gekkiev
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, ka kërkuar nga agjencitë e ndjekjes dhe të sigurisë në Kaukazin Verior rus, që t’i shtojnë përpjekjet për ta sjellë para drejtësisë secilin që është i involvuar në vrasjen e gazetarit televiziv në republikën Kabardino-Balkariya.

Gazetari televiziv, Kazbek Gekkiyev, 28 vjeçar, ishte vrarë dje në mbrëmje në kryeqytetin rajonal, Nalçik, derisa ai largohej nga puna.

Aturoritetet lokale për këtë vrasje i fajësojnë militantët islamikë.

Ombudspersoni i Rusisë, Vlladimir Llukin, i cili sot në Soçi u takua me Putinin, ka kërkuar që presidenti të marrë masa për të pasur “siguri për gazetarët, e veçanërisht për ata që i trajtojnë çështjet e ndjeshme”.