E shtunë, nëntor 01, 2014 Kosova 14:56

Lajmet

Ford: Përdorimi i armatimit kimik – kalim i linjës së kuqe

Robert Ford Robert Ford
x
Robert Ford
Robert Ford
Ambasadori amerikan në Siri, Robert Ford, tha sot se përdorimi i armatimit kimik nga ana e regjimit të Sirisë, në çfarëdo mënyre, do ta kalonte “linjën e kuqe amerikane” dhe atë të komunitetit të gjërë ndërkombëtar.

Këto komente u bënë pasi më herët gjatë ditës, zëvendës ministri i jashtëm i Sirisë, Faisal al-Mokdad, tha se raportet perëndimore, se qeveria e Sirisë mund ta përdorë armatimin kimik kundër kryengritësve, ishin “konspiracion” për ta arsyetuar ndërhyrjen e jashtme ushtarake.

Këto komente zyrtari sirian i bëri në një intervistë për televizionin e Libanit.

Siria asnjëherë nuk ka konfirmuar se ka armatim kimik.

Por, zyrtarët e saj shpeshherë kanë thënë se ata kurrë nuk do ta përdorin armatimin e këtillë, edhe nëse ata e kanë atë, kundër popullit të vet.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane, ditëve të fundit, kanë thënë se qeveria ndoshta po përgatitet për përdorim të rezervave të veta të armatimit kimik kundër kryengritësve, që po luftojnë për përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad.