Ndërlidhjet

Clinton: Përpjekjet e Rusisë për integrim – risovjetizim


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, i ka përshkruar si “lëvizje për risovjetizimin e rajonit” përpjekjet për promovimin e integrimit më të madh ekonomik në Euroazi.

Këto komente ajo i bëri sot para avokatëve dhe shoqërisë civile në Dablin.

Zonja Clinton e ka spikatur përpjekjen e udhëhequr nga Rusia, siç është Unioni Doganor, në të cilin përfshihen poashtu Bjellorusia dhe Kazakistani.

Ajo tha se “ne e dimë se cili është qëllimi dhe ne po përpiqemi të gjejmë mënyra për ta ngadalësuar ose parandaluar atë”.

Zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov, vlerësoi se komentet e zonjës Clinton ishin “kuptim krejtësisht i gabuar” i situatës.

Hillary Clinton ka kritikuar, poashtu, atë që ajo e cilësoi si kriminalizim të përpjekjeve për mbështetjen e shoqërisë civile në vendet si Rusia, Ukraina, Bjellorusia dhe Turkmenia.

Ajo tha se qeveritë në ish vendet sovjetike “po bëhen gjithnjë e më tepër agresive në përpjekjen për t’i ngulfatur ata që mendojnë ndryshe”.
XS
SM
MD
LG