E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 18:59

Lajmet

Lideri i Hamasit arriti në Gaza pas 45 vjetësh

Lideri i Hamasit Khaled MashaalLideri i Hamasit Khaled Mashaal
x
Lideri i Hamasit Khaled Mashaal
Lideri i Hamasit Khaled Mashaal
Madhësia e shkronjave - +
Lideri i Hamasit, Khaled Mashaal, sot ka arritur në Rripin e Gazës, pas 45 vitesh në ekzil nga territoret palestineze.

Zyrtarët e Hamasit thanë se zoti Mashaal do të marrë pjesë në manifestimet dyditëshe për shënimin e 25 vjetorit të themelimit të këtij grupi islamist.

Prej vitit 2007, Hamasi e ka kontrollin ndaj Rripit të Gazës.

Në tubimin e së shtunës ai pritet ta paraqes strategjinë politike të Hamasit.

Muajin e kaluar, Izraeli e lansoi një ofensivë tetëditëshe kundër militantëve palestinezë në Rripin e Gazë, për t’i ndalur ata nga hedhja e raketave në qytetet jugore të Izraelit.

Së paku 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë janë vrarë gjatë luftimeve.

Hamasi pretendoi se ka fituar, pasi të dy palët arritën pajtueshmëri për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Megjithatë, Izraeli tha se e ka dobësuar shumë Hamasin duke ia dëmtuar bazat e lansimit të raketave.